E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrim në fazën e parë, ndryshe humbni fakultetin Luljeta Ndoka

Nese nuk regjistroheni ne raundin e pare te regjistrimeve humbisni te drejten e shkollimit. Ky eshte kriteri i vendosur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences per regjistrimet ne universitete. Vonesat ne regjistrime do te marrin fund njehere e mire. Pas eksperiences se viteve te fundit, ku raundet e regjistrimeve ishin te shumta, MASH ka vendosur t'i informoje maturantet ne nje faze me te hershme. Keshtu, broshura e pergatitur posacerisht per ta, tregon edhe fazat, neper te cilat do te kaloje procesi i regjistrimeve. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore, pasi shpallet lista me renditjen e te gjithe maturanteve, sipas sistemit merite-preference, kryhet regjistrimi paraprak ne universitete. "Eshte e rendesishme qe te gjithe kandidatet te regjistrohen ne programet e studimit ku jane fitues ne kete faze", - veren udhezimi. Ky regjistrim quhet "paraprak" dhe eshte i detyrueshem brenda harkut kohor qe ka percaktuar ministria e Arsimit dhe Shkences, pra nga data 14-20 shtator te ketij viti. Pasi te kryhet ky lloj regjistrimi, do te mbeten vendet bosh per disa arsye. E para, sepse mjaft maturante, paralelisht me kerkesen per te studiuar ne universitetet publike vendase, mund te kene kerkuar te studiojne edhe jashte shtetit. Duke qene se ata do te shpallen fitues atje, atehere vendet bosh do t'u ngelen maturanteve tane, te cilet ne fazen e pare nuk jane shpallur fitues. Nga ana tjeter, shume maturante do te preferojne te studiojne ne universitetet tona private, eksperience kjo, e njohur edhe me pare ne vendin tone. Nga ana tjeter, nuk kane munguar vjet kandidatet qe jane shpallur fitues, por nuk kane dashur t'i vazhdojne studimet ne degen fituese. Pikerisht per te marre kete informacion dhe per te evituar bllokimin e kuotave, specialistet e MASH kerkojne te kryhet domosdoshmerisht regjistrimi paraprak. Gjithcka do te ndodhe rreth mesit te shtatorit. Pasi te kete perfunduar faza e pare, me listen tashme "te pastruar", do te realizohet rishperndarja e kandidateve, fitues ne fazen e dyte. Ne te dyja rastet, njoftimin se ne cilen preference ka dale fitues, maturanti do ta marre ne shkollen e mesme te tij. Vitin e kaluar, lista e kandidateve fitues te regjistrimit perfundimtar tregoi se te gjithe kandidatet qe kishin fituar ne preferencen e tyre te pare, mbeten po aty fituese. Pra, shumica e fituesve ne preferenca te tjera mbeten po aty fitues, pa zbritur ne preference. Nga ana tjeter, nje pjese e fituesve u ngjiten ne preference. Keshtu, nese ne regjistrimin paraprak ishin shpallur fitues ne preference e shtate per shembull, u ngjiten ne preferencen e gjashte apo te peste. Gjithashtu, vjet pati nga ata kandidate qe nuk ishin shpallur fitues ne regjistrimin paraprak, por u shpallen te tille ne fazen e dyte dhe te fundit te regjistrimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›