E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dhunohet dhe grabitet kambisti pranë banesës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Tiranë.

Një kambist është dhunuar dhe është grabitur në pallatin ku jetonte në zonën e Librit Universitar.

Burimet thanë për "ORA NEWS" se kambisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte me vete një sasi të konsiderueshme parash.

Dyshohet se ai është ndjekur nga agresorët dhe është sulmuar brenda ambienteve të pallatit ku jetonte.

Kambisti ka marrë plagë si pasojë e dhunës, por është jashtë rrezikut për jetën.

Kambisti, pretendon se gjatë sulmit i është marrë e gjithë sasia e parave që kishte me vete.

Ai ka denoncuar ngjarjen pranë forcave të policisë të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Ekspertët kanë kqyrur vendngjarjen për gjetjen e provave dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›