E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota per imunitetin, Majko: 6 gushti, date absurde

Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, deklaron se caktimi i dates 6 gusht, si afat i fundit per votimin e heqjes se imunitetit, eshte nje afat absurd. Majko, i cili ishte dhe negociatori i PS-se per gjetjen e konsensusit per imunitetin me PD, shprehet se mazhoranca e ka kompromisin e opozites per heqjen e imunitetit, por nuk mund te "fiksohet" pas dates 6 gusht. "Data 6 gusht 2012, eshte kthyer ne nje dite absurde... Qeverisja aktuale deklaron, thuajse cdo dite, se vetem ne daten 6 gusht mund te votohen ndryshimet kushtetuese 'per imunitetin'", - shprehet deputeti i PS-se, Pandeli Majko. Me tej, Majko sqaron dhe qendrimin e opozites ne lidhje me kete ceshtje, duke vene theksin te konsensusi qe eshte arritur parimisht per heqjen e imunitetit. "Sipas kesaj logjike qeveritare, cdo votim tjeter ne nje date tjeter nuk eshte i vlefshem...(!?) Te kesh kompromisin e opozites per kete ceshtje, dhe te llastohesh me "fiksimin" pas daten 6 gusht... eshte nje 'dhurate' per cilindo qe ka medyshje per nivelin psiqik te marredhenieve midis qeverise dhe opozites ne Shqiperi", - shprehet Majko ne rrjetin social "Facebook". Deputeti socialist ka shprehur dhe me pare rezerva per votimin e kufizimit te imunitetit me daten 6 gusht. Nderkohe, deputetit tjeter socialist, Erjon Brace, shpreh nje tjeter rezerve ne lidhje me procesin e votimit per heqjen e imunitetit. Brace kundershton argumentin e mazhorances ne lidhje me votimin, e cila i kerkon opozites te ndjeke shembullin e se majtes sllovake. Parlamenti slloven miratoi nje jave me pare heqjen e imunitetit per gjithe deputetet. Sipas deputetit Brace, ne Sllovaki imuniteti u hoq per shkak te skandaleve qe kane perfshire politiken ne kete vend. "Ne Sllovaki, nje skandal i permasave te medha, qe ka thithur brenda tij gjithe politiken, duke perfshire edhe ish-kryeministrin, eshte shkaku kryesor i heqjes se imunitetit. 'Gorilla' u nominua skandal dhe ka te beje me ryshfete dhe perfitime edhe me te medha te politikaneve nga seria e privatizimit te pronave publike", - shprehet Brace. Deputeti i socialist shton se "ne Sllovaki ka se kush te hetoje per gjykoje", duke nenkuptuar se ne Shqiperi dicka e tille mungon. Nderkohe, kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar ne menyre te perseritur se me 6 gusht opozita nuk do te votoje ne seancen per heqjen e imunitetit. Rama ka theksuar se duhen nje sere nderhyrjesh te tjera ne Kushtetute qe lidhen me funksionimin e sistemit gjyqesor dhe qe duhet te merren parasysh nga mazhoranca. Drafti perfundimtar i kufizimit te imunitetit eshte bere duke marre parasysh pjesen me te madhe te propozimeve te opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›