E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetësit e Assad ekzekutohen nga rebelët

Siri- Një video amatore që thuhet se vjen nga Siria, tregon ekzekutimin e një mbështetësi të qeverisë në Aleppo, nga rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane.

Fotografitë e postuara në internet tregojnë një njeri të gjakosur dhe gati tërësisht të zhveshur, i rrëmbyer nga forcat rebele.

Agjencitë e huaja të lajmeve raportojnë se imazhet dhe informacioni janë ende të pamundura të verifikohen.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se kjo ishte një hakmarrje dhe një krim duke qënë se as në të drejtën ndërkombëtare dhe as në Islam nuk autorizohet ekzekutimi i të burgosurve.

Të njëjat pretendime shtojnë se organizata rebele pas një beteje të gjatë mori kontrollin e një stacioni policior në Aleppo dhe një prej tyre thuhet se ka rënë në duart e rebelëve. Por përsëri raportet nuk mund të verifikohen.

Ndërkohë OKB thotë se së paku 16 mijë viktima janë shënuar në konfliktin sirian që kurse filluan protestat kundër regjimit të Bashar Al-Assad 16 muaj më parë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›