E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, shpërthim në banesën e Mark Shkretës

Vetëm disa ditë pas ekzekutimit në Tiranë të 71-vjecarit Mark Shkreta, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur në mesnatë banesën e familjes së tij në qytetin e Mamurrasit.

Gazetari i RTV "Ora News" në Mamurras raporton se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesën e familjes Shkreta.

Nuk ka konfirmime nëse anëtarët e familjes Shkreta ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit.

Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe zjarrfikëse.

Uniformat blu thanë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

71-vjeçari Mark Shkreta u ekzekutua disa ditë më parë me armë zjarri në rrugën "Hoxha Tahsim" në kryeqytet.

Ai ishte babai i Oligert dhe Maringlen Shkretës, dy vëllezërve të arrestuar nga policia për vrasjen e 9 vjeçarit I. Llani dhe plagosjen e xhaxhait të tij Muharrem Llanit, ngjarje e ndodhur në 5 qershor të këtij viti në Mamurras.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›