Itali, dy shqiptarë kapen me 600 gr kokainë

Kokainë / foto arkiv
Itali – Dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi janë kapur me 600 gramë kokainë të pastër. Droga e cila synohej të shitej nga shqiptarët kap një vlerë prej 200 mijë euro, raporton ANSA.
Marsel Mati, 21 vjeç dhe Arta Milloshi, 23 vjeç u vunë në pranga pasi u ndoqën nga dy makina policie në tentativë për tu larguar pasi nuk i janë bindur urdhrit të një postblloku policie në dalje të Loretos, provincë e Ankonës. /F.S/