Regjistrimet ne kopshte, prinderit ne radhe Eljona Ballhysa
Drejtoria Arsimore e Tiranes hap sot procesin e regjistrimeve te femijeve ne kopshtet e ketij qyteti. Jane te shumte prinderit te cilet tashme kane bere gati dokumentet e nevojshme per te regjistruar vogelushet e tyre, dhe per shkak te kerkesave te shumta ata jane pergatitur te mbajne radhe ne dyer e Drejtorise Arsimore Tirane qe ne oret e para te mengjesit. Nje prej tyre eshte edhe Lindita, e cila e ka vajzen 3 vjece e gjysme dhe per here te pare ka vendosur ta regjistroje ate ne kopsht. Ajo tregon se do te shkoje qe ne oren 7.30 te mengjesit per te zene radhen per te regjistruar vajzen e saj. “Une do te regjistroj vajzen. E kam pasur ne cerdhe dhe tani qe mbushi tre vjec e gjysme do ta coj ne kopsht. Une jam ne pune dhe duhet ta regjistroj patjeter ndaj dhe do shkoj qe heret per te zene radhen sepse me kane thene qe ka shume kerkesa”, tregon ajo. Ndersa nje tjeter nene, Rita ka nje tjeter problem. Ajo kerkon qe ta regjistroje djalin e saj jo ne kopshtin prane shtepise, por ne nje tjeter kopsht dhe nuk di nese kjo kerkese e saj do te merret parasysh. “Une e kam shtepine te Tirana e Re, jetoj te rruga “Perlat Rexhepi”, dhe djalit tim i takon te shkoje te kopshti 42 por me kane thene se atje ka dyndje femijesh. Dhe une dua ta coj tek kopshti numer 31. Kam pyetur ketu te drejtoria dhe me kane thene qe kur te perfundoje i gjithe procesi i regjistrimeve do te kete nje afat te dyte qe te me rishikohet kerkesa”, tregon Rita. Ashtu sic cdo vit specialistet e Drejtorise Arsimore ne Tirane jane te pergatitur qe te kene dyndje kerkesash per regjistrime. Anila Avdija ben te ditur per gazeten se jane marre te gjitha masat per t’i ardhur ne ndihme prinderve. Ajo pohon se fillimisht do te ndiqet rregullorja dhe procedura, qe eshte regjistrimi i femijeve ne kopshtin me te afert qe i perket njesise bashkiake te banimit. “Ne do mundohemi t’i plotesojme kerkesat e prinderve, per ata me insistuesit do te kete nje afat te dyte rishikimi. Kuptohet aty ku ka vende per te manovruar. Por sigurisht qe fillimisht regjistrimet do te behen ne bazen e rregullores. Pra femija do te regjistrohet ne kopshtin qe ka prane shtepise, ne njesine bashkiake ku jeton”, ben te ditur Avdija. Ajo thote se per te regjistruar femijet prinderit duhet te kene me vete certifikaten e lindjes se femijes me foto, vertetim qe eshte banor lagjeje dhe vertetim nga konsultorja qe i ka bere te gjitha vaksinat. Avdija ben te ditur gjithashtu se specialistet e Drejtorise Arsimore do te bejne te mundur regjistrimin e femijeve.
Anila Avdija
“Ne do mundohemi t’i plotesojme kerkesat e prinderve, per ata me insistuesit do te kete nje afat te dyte rishikimi. Kuptohet aty ku ka vende per te manovruar. Por sigurisht qe fillimisht regjistrimet do te behen ne bazen e rregullores. Pra femija do te regjistrohet ne kopshtin qe ka prane shtepise, ne njesine bashkiake ku jeton”, ben te ditur Avdija.
Anila Avdija
“Ne do mundohemi t’i plotesojme kerkesat e prinderve, per ata me insistuesit do te kete nje afat te dyte rishikimi. Kuptohet aty ku ka vende per te manovruar. Por sigurisht qe fillimisht regjistrimet do te behen ne bazen e rregullores. Pra femija do te regjistrohet ne kopshtin qe ka prane shtepise, ne njesine bashkiake ku jeton”, ben te ditur Avdija.