E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tripoli bllokon armët për rebelët

Dy ngarkesa me armë të destinuara për rebelët në Libi u bllokuan nga forcat pro-Gedafit në qytetin e Zanzurit, në afërsi të Tripolit.

Sipas njoftimit të autoriteteve të Tripolit, arsenali me armë u zbarkua nga një anije që mbante flamurin tunizian. Nuk dihet prejardhja e armëve të destinuara për rebelët në Bengazi.

Ndëkohë, në kryeqendrën e rebelëve në lindje, Bengazi, dështoi shpërthimi i mbi 40 kilogram eksploziv, i llojit tritol të vendosur në një hotel të njohur si rezidencë e të huajve. Shpërthimi dështoi pasi telefoni që do të përdorej për aktivizimin e tij ishte fikur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›