E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana mbërrin në Romë, pritet firmosja e kontratës

Pas marrëveshjes së arritur me Lacion, Lorik Cana ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në aeroportin Fiumicino të Romës, nga Stambolli.
 

Mbrojtësi shqiptar, që në sezonin e sapombyllur ka veshur fanelën e Gallatasaraj, pas vizitave mjekësore do të firmosë me shoqërinë bardhekaltër kontratën disavjeçare me 1.7 milionë euro në vit.
 

Mesfushori aktualisht është kapiten i kombëtares shqiptare dhe në të kaluarën ka luajtur me klube të njohura si PSG, Olimpiku i Marsejës dhe Sanderlend.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›