E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Sovraniteti i Kosovës, i paprekshëm

“Presidenti Topi vlerëson se Kosova është tashmë një realitet i njohur botërisht dhe sovraniteti i saj është i pakthyeshëm e i paprekshëm.

Ai dënon aktet e njëanshme të dhunës duke i konsideruar ato krejtësisht të panevojshme dhe beson shumë tek institucionet legjitime të Kosovës për rikthim të normalitetit afatgjatë”, thuhet në reagimin e presidencës.

Më tej, presidenti Topi mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut institucional të iniciuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, duke e vlerësuar atë si rruga më e mirë për zgjidhjen e problematikave reciproke, si dhe dhënien e kontributit konkret për forcimin e paqes e stabilitetit në përputhje me aspiratat e të gjithë rajonit për integrimin e plotë euroatlantik.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së pjesëtarit të policisë së Kosovës, Enver Zyberi për humbjen e pazëvendësueshme të të dashurit të tyre dhe Policisë së Kosovës për humbjen e kolegut të rënë në krye të detyrës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-28 13:27
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›