Bare: Kundër Berishës, aleancë edhe me LSI-në

Kreu i PS-së për Tiranën, njëkohësisht deputeti, Besnik Bare, nuk e ka përjashtuar një koalicioni bashkëpunimi me partinë e Ilir Metës apo me çamët e PDIU-së.
“Janë forumet e PS që do të vendosin dhe unë pa dyshim do t’i respektoj ato. Nuk them gjë të re duke shtuar se në aleanca duhet maturi, kujdes, duhet marrë parasysh edhe ndarja e pushtetit nesër. Puritanizëm është e vështirë të gjesh sot në shoqërinë e deformuar shqiptare. Mendoj se nëse kostoja e bërjes aleancë është më e vogël se qëndrimi i Berishës në pushtet, unë do të justifikoja çdo aleancë me forca politike legale”, ka thënë Bare për “Panoramën”.
I pyetur për propozimet e z. Arben Malaj, për ndarjen e mandateve në Partinë Socialiste, Bare u shpreh: “Të them të drejtën, nuk jam njohur me propozimet e Malajt. E vlerësoj për seriozitetin, përvojën dhe profesionalizmin e tij. Sa thoni më sipër, në pamje të parë më duket se ka pjesë racionale në ndarjen e mandateve. Me siguri nëse do të njihesha më gjerë e do të isha pjesë e debatit, do të kisha një mendim më solid dhe mund të rezultojë që ka edhe elementë të tjerë racionalë. Sidoqoftë, jam për debat, por duhen respektuar 2 kritere universale. Momenti kur bëhen dhe vendi. Këto 2 kritere e maksimizojnë ose e minimizojnë rolin e çdo propozimi për debat apo iniciative në përgjithësi”. /Start/
2011-07-28 11:35