Haxhinasto: Të shkojmë me një tjetër dialog në Këshillin e Europës

Në Këshilliin e Stabilizim Asocimit për Shqipërinë në 19 korrik duhet të shkojmë me një të jetër dialog politik në Shqipëri. Zv.kryeministri edhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i ka kërkuar qartë politikës shqiptare e veçanërisht opozitës që të kenë një zë të përbashkët drejt integrimit.
“Opozita duhet të jetë e angazhuar në trajtimin e të gjithë problematikave, ligjeve dhe reformave për të plotësuar prioritetet por nëse nuk do të vazhdojë dialogu sigurisht që situata do të jetë krejt ndryshe. Kthimi i opozitës në shtator është i gabuar, pasi në 19 korrik zhvillohet mbledhja Këshilli të Asocimit Stabilizimit me Shqipërinë. Ky është kontakti më i lartë ku do të bëhet një rishikimin i institucioneve dhe ecurisë së përmbushjes së prioriteteve dhe mendoj që në këtë moment Shqipëria duhet të shkojë me një cilësi të re të dialogut politik ndryshe do të jetë shumë vonë” theksoi Haxhinasto.
Ndërkohë pas takimit me ministrin Haxhinasto ambasadorja polake Tatarzinska vendi i të cilës mori presidencën e BE-së përsëriti thirrjen më të dëgjuar të fundut të Europianëve “dialog dhe impenjim për integrimin”.
Ambasadorja Polake i prezantoi ministrisë së jashtme i paraqiti ministrit të jashtëm prioritet e presidencës së polake të BE-së ku pa dyshim gjen hapësirë edhe Shqipëria në pritje të statusit të vendit kandidat në vjeshtë.