Regjistrimi, Wollfarth: Partitë të marrin pjesë në zgjedhje

Ambadaori i OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Wollfarth, u ka bërë thirrje partive politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit për pushtetin vendor.
Nga Elbasani, Wollfarth theksoi se sot është afati i fundit i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Ai bëri të ditur se në këto zgjedhje do të ketë një grup vëzhgimi nga ODIHR, i cili do të vëzhgojë respektimin e shtetit të së drejtës. Ambasadori Wollfarth tha se të gjitha partitë duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe të regjistrohen në KQZ sipas afateve të përcaktuara.
Wollfarth ishte i pranishëm sot në uzinën e Mjekësit, ku u zhvillua ceremonia e hapjes të zbatimit të projektit të NATO-s për çmilitarizimin e municioneve të tepërta dhe në përurimin e linjës së re për demontimin e municioneve të artilerisë 75-152mm. Të pranishëm ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Ambasadori i SHBA-së dhe Ambasadorja e Gjermanisë.