Zgjedhjet, PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim

Partia Socialiste regjistrohet në KQZ për në garën zgjedhore të 8 majit për pushtetin vendor. Rreth orës 14.00 në datën 8 mars, kur ishte edhe afati i fundit në bazë të kodit zgjedhor për të gjithë subjektet politike për tu rregjistruar në zgjedhje, socialistët kanë depozituar në KQZ të gjithë dokumentacionin ligjor përkatës.
Më herët kanë qenë edhe forca të tjera të tjera të majtë si PDS e Milos apo PDK-ja e Ndokës, të cilët janë regjistruar pranë institucionit administrues të zgjedhjeve. Kodi zgjedhor parashikon afatin deri në 60 ditë për rregjistrimin e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, afat që deri tani është respektuar nga një pjesë e madhe e forcave politike.
Më herët kreu i KQZ -së Arben Ristani kishte kërkuar administratës që të qëndronte në punë deri në orën 00.00 të së martës për të pritur protokollimin e dokumentacionit të PS për ti kaluar në mbledhjen e planifikuar për datën 9 mars. Megjithëse Partia Socialiste u rregjistrua si subjekt pjesëmarrës ajo vijon të mos çojë emrat për anëtarët e KZAZ-ve.
Burime bëjnë me dije se ky veprim do të bëhet në ditët në vijim dhe paralelisht me të do të kërkohet edhe shkarkimi i të gjithë personave të pajtuar nga KQZ pas shpalles së vendeve vakante të anëtarëve të munguar të PS.
Ndërkohë pavarësisht këtyre hapave ligjore në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga kodi zgjedhor, PS nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e KQZ-së pas bojkotit që ka vendorur tu bëjë anëtarëve të këtij komisioni që sipas së majtës shkelin ligjin dhe nuk garantojnë paanshmëri.