E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas Boas trajner i Chelseat?

Tashmë ish-trajneri i Portos, Andres Villas Boas edhe zyrtarisht ka shkëputur marrëdhëniet kontraktuale me klubin portugez, ndërkohë që thuhet të ketë paguar klauzolën prej 15 milionë eurosh, duke bërë që kalimi i strategut 33 vjeçar te klubi anglez Chelsea të mbetet çështje orësh.

Porto bëri të ditur se Villas Boas kishte dhënë dorëheqje dhe gjatë pasditës u konfirmua se Chelsea tashmë ka kryer detyrimin për të paguar 15 milionë euro si pjesë e klauzolës në kontratën e portugezit.

Villas Boas momentalisht po qëndron në Londër me agjentin e tij për të finalizuar detajet e kontratës së tij me klubin londinez, të cilin sipas të gjitha gjasave do ta drejtojë gjatë sezonit të ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›