E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i automjeteve, drejt dixhitalizimit

Shmangen burokracitë për të paguar taksat vjetore të automjeteve. Në këtë mënyrë, një qytetari nuk do t’i duhet më të frekuentojë radhët e gjata për të paguar taksat vjetore të automjetit të tij. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor pritet të nisë këto ditë projektin pilot për informatizimin dhe automatizimin e këtyre shërbimeve. Aktualisht, plotësimi i dokumentacionit dhe i faturave nga punonjësit e kësaj drejtorie kryheshin manualisht, duke i marrë qytetarit mjaft kohë. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari është shprehur se ky është një projekt pilot që u vjen në ndihmë të gjithë drejtuesve të automjeteve. Projekti i informatizimit parashikon përfshirjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor në sistemin “Gov Net” dhe aktualisht është në fazën e tretë të testimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›