Ristrukturimi i Hipotekës, tani me Bord Drejtues
Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një draft-ligji të ri, i cili presupozon një gamë të gjerë ndryshimesh për sa i përket ristrukturimit dhe funksionimit të Hipotekës, ka propozuar që ky institucion të drejtohet nga një bord ndryshe nga si funksionon aktualisht. Sipas draftit në fjalë, struktura organizative dhe organika e punonjësve të kësaj zyre miratohen nga Kryeministri, me propozim të ministrit të Drejtësisë. Organet e reja drejtuese të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive ët Paluajtshme do të jenë: Bordi Drejtues; kryeregjistruesi. Ndërsa Bordi Drejtues do të përbëhet nga 5 anëtarë dhe do të kryesohet nga anëtari i emëruar nga Kryeministri me propozim të ministrit të Drejtësisë dhe ka në përbërje: dy anëtarë të caktuar nga ministri i Drejtësisë, një anëtar i caktuar nga ministri i Financave, një anëtar i caktuar nga Këshilli i Ministrave.