“Ai më vrau e dogji vëllain e ekzekutova për hakmarrje”
27/06/2009 Prokuroria dërgon për gjykim vrasësin e Yzberishtit, zbardhen shkaqet e plota
“E kam ndjekur vetë Ardian Tahirin, që në momentin kur mora vesh se ishte kthyer nga Greqia dhe ndodhej në Tiranë. Për vrasjen nuk më ka ndihmuar askush. Një vit më parë më ka vrarë dhe më ka djegur vëllain. Mora hak dhe e vrava”,- kjo është një pjesë e dëshmisë së dhënë nga i pandehuri Fatmir Avdillari para grupit hetimor. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka përfunduar procesin hetimor ndaj shtetasit Fatmir Avdillari, i cili akuzohet se më 12 prill të këtij viti ka ekzekutuar me armë zjarri shtetasin 26-vjeçar Ardian Tahiri. Avdillari ose siç njihet ndryshe në zonën e Yzberishtit me nofkën “Xubi”, dyshohet se është një nga anëtarët e bandës kriminale që vepron prej vitesh në Yzberisht. Dosja penale me nr. 1547 është dërguar në gjykatë më 25 qershor dhe do të gjykohet nga gjyqtari Petrit Çomo. Nga provat e administruara gjatë procesit hetimor, rezulton se i pandehuri Avdillari është dënuar për të njëjtën vepër penale me 12 vjet burg. Dy muaj pas përfundimit të këtij dënimi, 35-vjeçari ka kryer një tjetër vrasje në Tiranë, duke qëlluar dy herë me pistoletë shtetasin Ardian Tahiri. Procesi hetimor ka faktuar se viktima kishte disa kohë që ishte kthyer nga Greqia, vend në të cilin ai punonte si emigrant prej disa vitesh. I informuar nga persona të ndryshëm se Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain në Greqi, ka bërë që i pandehuri Fatmir Avdillari të planifikojë hakmarrjen. Nisur nga kjo situatë të shtunën e 12 prillit rreth orës 22:20 të mbrëmjes në rrugën “Irfani Tomini” në kryeqytet, Fatmir Avdillari i është afruar nga afër viktimës dhe e ka qëlluar atë dy herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ai është larguar në drejtim të paditur, ku pas kërkimeve të shumta të policisë është mundësuar arrestimi i tij në një bunker që ndodhet në periferi të Tiranës. Pas arrestimit, Fatmir Avdillari pohoi para prokurorëve se vrasjen e Ardian Tahirit e kishte kryer për motive hakmarrje, pasi prej vitesh dyshonte se viktima i kishte vrarë vëllain Fiqiri Avdillarin në Greqi. Ai ishte ekzekutuar në janar të vitit 2008 në Greqi dhe më pas ishte djegur, në kohën kur vëllai i tij, Fatmir Avdillari, ndodhej në burg. Sapo ka dalë nga burgu, Avdillari, i njohur me pseudonimin “Xubi” ka mbledhur të dhëna për vrasjen e vëllait dhe dyshimet e kanë çuar tek Ardian Tahiri, ndaj të cilit është hakmarrë, duke e vrarë mbrëmjen e të shtunës, sapo i dyshuari prej tij ishte kthyer nga Greqia.