Ankaraja mbështet Kosovën

Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen në procesin e njohjeve, por edhe në fushat tjera.
Kështu kanë premtuar kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gül, në takime të ndara me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, i cili i udhëhequr nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, po qëndron për vizitë të Turqi.
Në takim me Presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gül, Kryeparlamentari Krasniqi e ka njoftuar atë me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ndërsa, presidenti Gül theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen në procesin e njohjeve, por edhe në fushat tjera.
Delegacioni kosovar pritet që nesër të takohet edhe me Kryeministrin Recep Tayyip Erdogan.