E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Londër, takim me shoqatat shqiptare

Preideni Bamir Topi pasi ka përfunduar sot vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkar ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bashkësisë dhe shoqatave të ndryshme shqiptare në Londër.

Sipas zyrës së shtypit, takimi është mbajtur në ambasadën shqiptare në Britani, dhe Topi ka çmuar veprën dhe punën e përfaqësuesve të diasporës shqiptare. Sipas tij ata janë shndërruar në ambasadorë të vërtetë duke ngritur lart e mbushur me krenari gjithë kombin shqiptar në këtë përvjetëror të 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë.

Presidenti Topi bashkëbisedoi ngrohtësisht me bashkatdhetarët e pranishëm duke u përgjigjur e diskutuar për çështje të ndryshme si vota e emigrantëve, lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi etj.

Edhe në këtë takim Presidenti ka bërë thirrje për heqjen e imunitetit të deputetëve.

k.t/ idea

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›