E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI mbledh sot Konventën Zgjedhore, bashkon faktorin politik shqiptar në rajon

27-10-2012 / Gazeta 55

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) zhvillon sot Konventën Kombëtare Zgjedhore në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë. Gjatë punimeve të Konventës, që është dhe forumi më i lartë i kësaj force politike, pritet të zgjidhet Komiteti i ri Drejtues, si dhe do të miratohen ndryshimet në dy dokumente bazë të funksionimit të LSI-së, statutit dhe programit elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Detaj interesant në këtë Konventë është se, LSI bashkon të gjithë faktorin politik shqiptar të rajonit. Konventa e LSI-së do të përshëndetet nga Hajredin Kuçi (PDK e Kosovës) zv/Kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë; Arben Gashi (deputet i LDK); Ahmet Isufi (Nënkryetar për të ardhmen e Kosovës -AAK); Vegim Gashi (N/Kryetar, Aleanca Kosova e Re). Nga faktori politik shqiptar në Maqedoni do të marrë pjesë Ali Ahmeti (kryetar i BDI); Menduh Thaçi (Kryetar i PDSH); Rufi Osmani (Kryetar i Rilindja Demokratike Kombëtare). Nga Mali i Zi do të jetë i pranishëm, Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike-FRD). Nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafa (Kryetar i Partia Demokratike Shqiptare-PDSH); Riza Halimi (Kryetar Partia për Veprim Demokratike-PVD) dhe Jonuz Musliu (Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokrati-LPD) Punimeve të Konventës Kombëtare i paraprinë një javë më parë zgjedhjet për kryetar në LSI, ku për të tretën herë u konfirmua në krye të saj, Ilir Meta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›