Sekuestrohen dhe groposen 114 kuintal ushqime në Fier
21/08/2009 Troka: Kishin skaduar ose ishin jashtë parametrave ligjor.
Rreth 114 kuintal produkte ushqimore janë bllokuar dhe më pas asgjësuar nga Inspektorati Ushqimor pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier, vetëm javën që shkoi. Konfirmimi vjen nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier, Fatos Troka, i cili e konsideroi këtë aksion në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit. Ai e ka konsideruar këtë shkelje të rënda të ligjit për mbrojtjen dhe konsumin në Shqipëri. Sipas tij, në sitën e kontrolleve kanë kaluar dhjetëra restorante, pika shitjeje tregtimi të produkteve ushqimore, prodhues të sallamit, akullores etj. Drejtori Troka ka zbuluar në sajë këtyre kontrolleve dhe sasinë e madhe të produkteve ushqimore të skaduara që sipas tij janë asgjësuar dhe groposur. “Kontrollet e Inspektoratit të Ushqimit nga kontrollet e ushtruara ka gjetur shkelje të rënda të ligjit ushqimor, duke pasur parasysh që ka kaluar afati i skadencës së tyre. Kështu duhet pasur parasysh që janë asgjësuar rreth 114 kuintal ushqime kryesisht, çokollata, djathë bebe, patatina, akullore etj, të cilat janë sekuestruar dhe groposur. Subjektet që nuk janë gjetur në rregull dhe konform ligjit, u janë vendosur gjoba në bazë të ligjit të sigurimit të produkteve ushqimore”, tha Troka.
Ndërkohë drejtori Troka njëherazi u ka kujtuar vet konsumatorëve që secili prej tyre, vet në këto ditë të nxehta vere të ruajë shëndetin duke konsumuar ushqime të kontrolluara dhe duke blerë këto ushqime në njësitë e licencuara dhe me leje tregtimi.
Aurora Damini