E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Seman, pushuesit braktisin plazhin

19/08/2009  Marrin flakë shkurret pranë zonës turistike, dëmtohen 5 ha pyll

Si shkak dyshohet hedhja e cigares së ndezur nga ndonjë kalimtar

FIER- Kanë qenë disa shkurre pranë pyllit të zonës turistike të bregdetit të Semanit ato që kanë marrë flakë të parat. Si shkak i temperaturave të larta si dhe i terrenit të mbuluar nga bari i thatë dhe shkurret, flakët kanë përparuar në drejtim të pyllit. Zjarrfikësja është lajmëruar nga pushuesit që i drejtoheshin Semanit këtë mesditë. Dy mjete dhe forca të shumta zjarrfikëseje janë përpjekur për më shumë se dy orë për lokalizimin e flakëve dhe mospërhapjen e tyre në brendësi të pyllit. Dëme ky i fundit ka pasur në disa dhjetëra pisha njëqindvjeçare. Rënia e zjarrit është njoftuar pranë stacionit të zjarrfikëseve të Fierit rreth orës 12:05 minuta. Pushuesit ditor që i janë drejtuar bregdetit të Semanit mesditën e së hënës e kanë pasur të pamundur përshkimin e rrugës që të shpie në plazh, si shkak i flakëve që kishin ardhur deri në asfalt. Ndërhyrje e menjëhershme nuk është kryer për shkak se zona nuk është e banuar. Por kur flakët kanë marrë përmasa dhe po përparonin drejt pyllit, kanë qenë pushuesit ata që të alarmuar kanë dhënë sinjal. Pas njoftimit për rënie zjarri në drejtim të vatrës është nisur një mjet zjarrfikës si dhe disa forca të shpëtimit. Zjarrfikësja e parë ka mbërritur brenda pak minutash, por përparimi i flakëve ka bërë që drejt vatrës së zjarrit të nisej edhe një mjet tjetër. Të dy zjarrfikëset si dhe më shumë se 13 forca të shpëtimit janë përpjekur për më shumë se dy orë që të parandalonin përhapjen e flakëve. Me gjithë përpjekjen flakët kanë prekur edhe zonën e pyllit. Për pak minuta mësohet se afro 2 ha pyll është mbuluar nga zjarri. Deri në vënien nën kontroll të të gjithë vatrës së zjarrit sipërfaqja e mbuluar nga zjarri arriti deri 5 ha. Mësohet se kanë pësuar dëme të plota më shumë se 30 pisha 100-vjeçare. Edhe Policia e Rendit ka qenë e pranishme pranë kësaj vatre zjarri. Ajo ka nisur hetimet për gjetjen e shkakut të rënies së flakëve. Dyshohet se ndonjë kalimtar i rastësishëm ka hedhur bisht cigareje të ndezur në anësore të rrugës ku ndodheshin shkurre dhe pas këtij veprimi zjarri ka marrë përmasa duke djegur jo vetëm shkurre, por edhe pyllin.

A. Damini

ZJARRI

Rënia e zjarrit është njoftuar pranë stacionit të zjarrfikëseve të Fierit rreth orës 12:05 minuta. Pushuesit ditor që i janë drejtuar bregdetit të Semanit mesditën e së hënës e kanë pasur të pamundur përshkimin e rrugës që të shpie në plazh, si shkak i flakëve që kishin ardhur deri në asfalt. Ndërhyrje e menjëhershme nuk është kryer për shkak se zona nuk është e banuar.

DËMET

Me gjithë përpjekjen flakët kanë prekur edhe zonën e pyllit. Për pak minuta mësohet se afro 2 ha pyll është mbuluar nga zjarri. Deri në vënien nën kontroll të të gjithë vatrës së zjarrit sipërfaqja e mbuluar nga zjarri arriti deri 5 ha. Mësohet se kanë pësuar dëme të plota më shumë se 30 pisha 100-vjeçare. Edhe Policia e Rendit ka qenë e pranishme pranë kësaj vatre zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›