E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullsise Komisioni i Jashtem kerkon informacion

Komisioni i Jashtem kerkon informacion nga strukturat shteterore lidhur me menyren si do te behet regjistrimi i popullsise. Kjo ceshtje e cila eshte kthyer ne nje debat te forte javet e fundit nuk ka kaluar pa vemendjen edhe te ligjvenesve demokrate e socialiste. Deputetet socialiste Arta Dade dhe Qemal Minzhoxi kerkuan qe Komisioni i Jashtem te informohet me tej per kete proces por edhe problemet qe kane lindur lidhur me ndryshimin e kombesise. Kjo kerkese u mbeshtet edhe nga deputetet demokrate nderkohe qe ceshtje diskutimi ne mbledhjen e djeshme ishte edhe ajo e diplomateve shqiptare neper bote. Dade theksoi se nuk po respektohet ligji per kete ceshtje. Gjate mbledhjes se djeshme Komisioni per Politiken e Jashtme miratoi edhe dy projektligje te rendesishme perkatesisht projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes se kredise se eksportit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise perfaqesuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria per financimin e permiresimit te Departamentit te Neurokirurgjise per Spitalin Universitar Nene Tereza si dhe projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise perfaqesuar nga Ministria e Financave dhe qeverise se Republikes se Austrise perfaqesuar nga ministri Federal i Financave per bashkepunimin financiar. Ndersa ne Komisionin e Ligjeve me votat e mazhorances dhe te opozites u miratua projektligji Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe bashkesise fetare Vellazeria Ungjillore e Shqiperise per rregullimin e marredhenieve te ndersjella.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›