SHBA Steinberg e Countryman 8 maji zgjidhje per ngercin politik
Zgjedhjet lokale te 8 majit do te jene ne qender te diskutimeve qe ndihmessekretari amerikan i Shtetit James Steinberg dhe zevendesi i tij Thomas Countryman do te zhvillojne me kreret e politikes shqiptare. Dy zyrtaret e larte te SHBA-se do zhvillojne nje tur 4-ditor ne Shqiperi Bosnje Armeni Gjeorgji dhe Azerbajxhan duke nisur nga dita e merkure. Ne Tirane sipas njoftimit ne faqen e internetit te Departamentit te Shtetit dy zyrtaret do te qendrojne te premten. Qellimi i vizites sipas te njejtit njoftim eshte forcimi i rendesise se zgjedhjeve lokale si zgjidhje per ngercin politik. Po keshtu kjo vizite do te kete per qellim edhe forcimin e rolit te Prokurorise se Pergjithshme ne hetimin e ngjarjeve te 21 janarit. Pak dite me pare gjate qendrimit te tij ne Tirane zv.ndihmessekretari amerikan i Shtetit Countryman e beri te qarte qendrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per 21 janarin duke kerkuar hetim te plote te ngjarjes perfshire edhe te organizatoreve. Nje tjeter kerkese ishte pjesemarrja ne zgjedhjet e 8 majit duke perjashtuar ketu mundesine per zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme sic kerkon opozita.