E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi, aleanca “Kuq e Zi” protestë para Parlamentit

Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot me procedurë të përshpejtuar projektvendimin për regjistrimin e popullisë mbi baza etnike dhe fetare, Aleanca “Kuq e Zi” ka protestuar para parlamentit.
 

Sipas përfaqësuesve të aleancës projektligji cënon integritetin dhe shkel liritë dhe të drejtat e njeriut prandaj ai nuk duhet të votohet nga deputetët në Kuvend.
 

Aleanca “Kuq e Zi” gjithashtu ka kërkuar ndryshimin e ligjit për marrjen e shtetësisë ndërsa ka kërkuar që shtetësia duhet t`i jepet çdokujt që ka kombësi shqiptare.

Pak ditë më parë aleanca “Kuq e Zi” dorëzoi edhe peticionin me firmat e mijëra qytetarëve që kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›