E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Arben Ristani relator i ankimimit të PS-së

Kreu i KQZ-së Arben Ristani do të jetë relator i kërkesës ankimore të Partisë Socialiste të dorëzuar një ditë më parë. Në mbledhjen e cila zgjati vetëm disa minuta KQZ-ja vendosi që të mblidhet në orën 18:00 për të shqyrtuar ankimimin e PS-së e cila kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 284 qendrat e votimit.

Ndërkohë sipas Kodit zgjedhor relatori i çështjes bën verifikimin e ekzitencës së elementëve të formës dhe elementeve të tjera që përmban ankimimi ndërsa ligji i njeh të drejtën KQZ-së të marrë vendim për pranimin ose mospranimin e kërkesës ankimore pasi verifikon elementët e kërkesës.

Kërkesa ankimore prej 9 faqesh e hartuar nga juristën e Partisë Socialiste u depozitua dje pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ndërsa në kërkesë Partia Socialiste ka renditur të gjitha pretendimet për shkelje që sipas saj çuan në deformimin e rezultatit të shpallur nga KQZ pas zbatimit të urdhërit nga Kolegji Zgjedhor për hapjen kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›