Regjistrimi mbi baza etnike, Ekspertët: Shkelet Kushtetuta
TIRANE- Regjistrimi i popullsisë i cili pritet të nisë në vitin 2011 shihet nga politikanë dhe historianë si një mjet që mund të përdoret politikisht për arsye jo pozitive. Të ftuar në tryezën e organizuar nga partia G99 mbi regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare, ish presidenti Mejdani dhe historiani Xhufi kanë analizuar pyetësorët mbi të cilin do të kryhet ky regjistrim. Meidani, gjatë prsidencës së të cilit u bë rëgjistrimi i parë i popullsisë shprehet se deklarimet personale pa dokumenta lënë shtigje të mëdha abuzimesh. “ Një përkatësi etnike e vetëdeklaruar pa u shoqëruar me dokumenta përkatëse të origjinës etnike bëhet problematik dhe aspak realist ” theksoi Meidani. Historiani Xhufi shon më tej duke argumentuar se regjistrimi mbi fetë dhe etnitë shkel hapur Kushtetutën por dhe ligjet ndërkombëtare. Një analizë të mirëfilltë të arsyeve pse nuk duhet të kryhet regjistrimi mbi kriteret e përzgjedhura bëri ish drejtoresha e INSTAT-it, Milva Ikonomi. Sipas saj, mënyra e pyetjeve dhe kostoja e regjistrimit lënë dyshime të ëmdha. Qeveria ka ngritur një komision të posacëm i cili në vitin 2011 do të nisë regjistrimin e popullsisë shqiptare bazuar në deklaratat individuale për përkatësinë e gjithkujt për fenë dhe etninë e tij. Një vendim i tillë ka hapur debate pasi më së shumti mendohet se ky regjistrim rrit artificialisht minoritetet apo komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë. (e.n/News24/BalkanWeb)