E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dosjet”, Imami: Qeveria e vendosur për ligj lustracioni

TIRANE- Edhe pse ligji i lustracionit është cilësuar qartësisht nga Komisioni i Venecias si ligj që dhunon Kushtetutën, mazhoranca në pushtet duket e vendosur për ta cuar atë deri në fund. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka shprehur dhe njëherë vullnetin politik për ta cuar miratimin dhe zbatimin e këtij ligji deri në fund. I pyetur se ku qëndron dallimi që për ligjin e kufirit me Greqinë mazhoranca u shpreh për ta respektuar dhe në rastin e ligjit të lustracionit anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë sulmuar ashpër, Ministri Imami tha se ligjet janë dy gjëra krejt të ndryshme, duke mbrojtur padyshim ligjin e lustracionit. “Janë dy cështje qartësisht të dallueshme. Cështja e lustracionit është një cështje me karakter të theksuar politik për të cilin mazhoranca ka patur një angazhim serioz dhe të plotë për të cilën ajo do të luftojë. Në një marrëveshje ndërkombëtare qeveria është një aktor ashtu sikurse janë aktorë, Presidenti, Parlamenti, Gjykata Kushtetuese dhe në këtë rast kur flet gjykata të tjerët heshtin.” theksoi Imami. Fill pas publikimit të lajmit për rrëzimin e ligjit të lustracionit, ose i njohur ndryshe si hapja e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të komunizmit, PD u hodh në sulm të ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese. Shumica e konsideroi një akt të rëndë në mbështetje të krimeve kundër komunizmit vendimin e Kushtetueses , duke akuzuar trupën gjyqsore si të implikuar drejtpërdrejt në krimet kundër komunizmit dhe për pasojë në konflikt interesi me ligjin që u rrëzua. Komisioni i Venecias, organi këshillimor i Këshillit të Europës e ka quajtur ligjin në fjalë për hapjen e dosjeve si një akt që dhunon Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Sipas juristëve, pr/ligji i paraqitur nga qeveria cënon kushtetueshmërinë e institucioneve të pavarura dhe nuk garanton një hetim të paanshëm të figurave të zyrtarëve. Komisioni i venecias mbëhstet nevojën e lustracionit si një dnër cështjet kryesore në Shqipëri, sikurse në shumë vende post-komuniste, por për ligjin në fjalë ajo ka nënvizuar se shtrirja e tij ishte shumë e papërcaktuar. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›