E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjurovic takon Topin e Berishën: Bashkëpunim të frytshëm akademik

TIRANE- Kreu i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, Momir Gjuroviç, po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai ka patur takime sot me presidentin Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha. Presidenti Topi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes këtyre institucioneve të dijes dhe shkencës në fusha të ndryshme si kërkim shkencor, projekte të përbashkëta për ekosistemin e njëjtë që ndajmë në veri me Liqenin e Shkodrës, lumin Buna etj. Presidenti Topi shprehu mbështetjen e plotë institucionale dhe personale për organizmin e konferencave të përbashkëta dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi të frytshëm akademik e shkencor. Nga ana e tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, Momir Gjuroviç, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojës mes dy akademive. Kreu i akademisë së Shkencave të Malit të Zi u prit në një takim te vecantë edhe nga kryeministri Berisha. Akademiku malazez tha se bashkëpunimi duhet shtrirë në projekte të përbashkëta studimore ku në plan të parë është ai mbi liqenin e Shkodrës. Të njëjtën ide ndau me të dhe kryemnistri Berisha, i cili duke rimarrë problemin e përmbytjeve tha se “Do të thellohet së shpejti lumi i Bunës me qëllim që të evitohen përmbytjet, por edhe për ta bërë atë të lundrueshëm, në mënyrë që të zhvillohet transporti i ujërave të brendshëm dhe të krijohet një hapësirë të re për turizmin.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›