E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi mbi baza fetare, ekspertët kundër

Ish-presidenti Rexhep Mejdani dhe historiani Pëllumb Xhufi kundërshtojnë regjistrimin mbi bazë fetare dhe etnike

Xhufi: Regjistrimi bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet ndërkombëtare

Regjistrimi i popullsisë, i cili pritet të nisë në vitin 2011 shihet nga politikanë dhe historianë si një mjet që mund të përdoret politikisht për arsye jo pozitive. Në fakt shqetësimi i tyre nuk qëndron tek procesi i regjistrimit të popullsisë, por në dy nga kriteret mbi bazën e të cilave do të bëhet regjistri i popullsisë: etnia dhe besimi fetar.

Për këtë qëllim partia G99, ka organizuar dje një diskutim mbi regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare, ku të ftuar ishin ish-presidenti Rexhep Mejdani, historiani Pëllumb Xhufi dhe staticienia Milva Ekonomi. Ish-presidenti Mejdani, gjatë qeverisjes së të cilit u bë edhe regjistrimi i parë i popullsisë, për gjithë periudhën e demokracisë, gjatë debatit të djeshëm u shpreh kundër regjistrimit mbi bazën e këtyre dy kritereve. "Një regjistrim i tillë mbi bazën e përkatësisë fetare dhe etnike jo vetëm që nuk i shërben të vërtetës, por edhe mund të dëmtojë atë.

Mund të krijojë shqetësime në marrëdhëniet brenda shoqërisë shqiptare por edhe me vendet fqinje. Nuk mund të ketë përgjigjeje vullnetare, ajo duhet të jetë e dokumentuar, duhet të jetë objektive, sepse në fund të fundit lidhet me varësinë, historinë kombëtare apo etnike të familjes, të individit dhe të paraardhësve", argumentoi Mejdani.

Ndërsa historian Pëllumb Xhufi, solli një tjetër argument. Sipas tij, regjistrimi mbi bazën e besimit fetar dhe etnisë është antikushtetues dhe për më tepër është në kundërshti edhe me ligjet ndërkombëtare. "Ky regjistrim bie në kundërshtim me ligjin e brendshëm.

Në radhë të parë më kushtetutën e Shqipërisë. Në nene të vçanta të kushtetutës ka një përplasje të hapur të një regjistrimi të popullsisë mbi baza etnike dhe të besimit.

Një iniciativë e tillë e qeverisë do të përfundonte si marrëveshja e fundit, që u rrëzua nga gjykata kushtetuese, për ndarjen e hapësirës ujore me shtetin fqinj me Greqinë". Nga ana e saj ish-drejtoresha e INSTAT, Milva Ekonomi, tha se regjistrimi i popullsisë është një proces i vështirë, i kushtueshëm dhe të dhënat që pritet të prodhohen nga ai rrezikojnë të jenë të papërdorshme nëse pyetjet nuk marrin përgjigje cilësore.

"Popullata etnike shqiptare, si ajo greke, ajo maqedonase apo malazeze në përgjithësi janë të caktuara të jetojnë në një territor. Shqipëria nuk ka kombësi tjetër, përvçse asaj shqiptare në territorin e saj.

Këto të dhënë i lihen aq shumë në dorë vendit, por kanë nevojë që të jenë në sigurta, në mënyrë që të mos përdoren për qëllime të këqija", u shpreh Ikonomi. Ndërsa drejtuesi i G99, Erion Veliaj, tha se përvç kundërshtimi të

gjerë që ka hasur regjistrimi me baza etnike dhe fetare, nuk mund të mos ngrihen disa pikëpyetje mbi INSTAT-in dhe aftësinë e tij për të realizuar këtë regjistrim objektivisht, pas deklaratave kundërshtuese që ky institucion ka bërë në një kohë të shkurtër mbi rritjen ekonomike në Shqipëri. Si Veliaj edhe Ekonomi, ngritën të njëjtën pyetje:

Përderisa regjistri themeltar kombëtar i ka këto të dhëna, përse duhet të dublohet ky informacion?

Qeveria ka ngritur një komision të posaçëm i cili në vitin 2011 do të nisë regjistrimin e popullsisë shqiptare bazuar në deklaratat individuale për përkatësinë e gjithkujt për fenë dhe etninë e tij. Një vendim i tillë ka hapur debate pasi më së shumti mendohet se ky regjistrim rrit artificialisht minoritetet apo komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë.

Rexhep Majdani

"Një regjistrim i tillë mbi bazën e përkatësisë fetare dhe etnike jo vetëm që nuk i shërben të vërtetës, por edhe mund të dëmtojë atë. Mund të krijojë shqetësime në marrëdhëniet brenda shoqërisë shqiptare por edhe me vendet fqinje. Nuk mund të ketë përgjigjeje vullnetare, ajo duhet të jetë e dokumentuar, duhet të jetë objektive, sepse në fund të fundit lidhet me varësinë, historinë kombëtare apo etnike të familjes, të individit dhe të paraardhësve.

Pëllumb Xhufi

Ky regjistrim bie në kundërshtim me ligjin e brendshëm. Në radhë të parë më Kushtetutën e Shqipërisë. Në nene të vçanta të kushtetutës ka një përplasje të hapur të një regjistrimi të popullsisë mbi baza etnike dhe të besimit. Një iniciativë e tillë e qeverisë do të përfundonte si marrëveshja e fundit, që u rrëzua nga gjykata kushtetuese, për ndarjen e hapësirës ujore me shtetin fqinj me Greqinë".

Milva Ekonomi

"Popullata etnike shqiptare, si ajo greke, ajo maqedonase apo malazeze, në përgjithësi janë të caktuara të jetojnë në një territor. Shqipëria nuk ka kombësi tjetër, përvçse asaj shqiptare në territorin e saj. Këto të dhënë i lihen aq shumë në dorë vendit, por kanë nevojë që të jenë në sigurta, në mënyrë që të mos përdoren për qëllime të këqija"

Tafaj: Do të ndryshojmë ligjin për arsimin profesional

Që kur mori postin ministror, ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj, bëri të ditur se do t'i kushtonte një vëmendje të vçantë arsimit profesional. Qëllimi kryesorë dhe më madhor në këtë fushë për ministrin Tafaj mbetet realizimi i një qendre të madhe të formimit profesional në periferi të Tiranës. Mbledhja e djeshme e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional, ishte hapi i radhës në këtë drejtim.

Ministri i Arsimit bëri të ditur se do të ndryshonte ligjin e Arsimit Profesional, në mënyrë që të mundësojnë rritjen e fleksibilitetit në këndvështrimin financiar të shkollave të autonomisë, të shkollave profesionale dhe qendrave të formimit profesional. Por, ai pohoi, se ka ndryshime, të cilat do të diskutohen me grupet e interesit. Këto kanë të bëjnë me nxitjen e vetëpunësimit të të rinjve që përfundojnë shkollat profesionale ose kurset e formimit profesional.

Ligji i ri pritet të ketë ndryshime edhe në nivele të tjera. Kështu, sipas Tafajt, do të ketë ndryshime që synojnë të rrisin rolin e Këshillit, të rregullojnë raportet mes Këshillit dhe Agjencisë së Formimit Profesional dhe të rregullojnë edhe raportet e marrëdhëniet me partnerët socialë, dhe me pushtetin vendor.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili tha se formimi profesional është një hallkë shumë e rëndësishme për krijimin e vendeve të punës, dhe programet e nxitjes së punësimit.

Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional është një organ kolegjial pranë Ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Ai i sugjeron Këshillit të Ministrave, politika për zhvillimin e sistemit të arsimit dhe formimit profesional.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›