E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi qeveria ndryshon formularin

Qeveria shqiptare ndryshon formularin e regjistrimit te popullsise dhe banesave. Ky proces per Shqiperine do te nise zyrtarisht ne muajin prill 2011 dhe aktualisht qeveria eshte duke zhvilluar regjistrimin pilot te popullsise dhe banesave.

Pas reagimeve te nderkombetareve institucionet shqiptare kane nxjerre ne qarkullim nje tjeter formular i ndryshem nga ai i pari.

Sipas formularit qytetaret e Republikes se Shqiperise nuk do te jene te detyruar te deklarojne grupin etnik qe i perkasin ne formularin e regjistrimit te popullsise dhe banesave qe do te aplikohet ne Shqiperi ne muajin prill 2011. Pyetja cili eshte grupi etnik qe ju i perkisni eshte cilesuar ne formularin e regjistrimit si deklarim i lire dhe jo i detyrueshem.

Po keshtu qeveria shqiptare ne plotesimin e ketij formulari ka shmangur nje pergjigje te detajuar ne lidhje me besimin fetar duke mos rrezikuar ne kete menyre nje polemike mbi statistikat per te dhenat aktuale te besimit fetar ne Shqiperi. Pyetja ne formularin e ri per kete pike eshte A besoni ne zot. Deklarimi i pergjigjes eshte i lire dhe jo i detyrueshem dhe ka tri opsione po jo dhe preferoj te mos pergjigjem. Ndersa ne formularin e vjeter per besimin fetar ishte pyetja qe tashme nuk ekziston ne formularin e ri Cili eshte besimi juaj fetar. Kjo pyetje ne formularin e vjeter mbartte shtate opsione si mundesi pergjigjeje mysliman-sunit bektashi krishtere-ortodoks krishtere-katolik asnje besim fetar preferoj te mos pergjigjem dhe te tjera.


Formulari i ri

Formulari i ri permban 43 pyetje po te njejtat ne sasi si formulari i meparshem por me ndryshime ne permbajtje. Ne formularet e rinj kerkohet te specifikohet edhe prezenca e qytetarit ne momentin e regjistrimit nese ndodhet ne Shqiperi apo jashte saj. Meqenese regjistrimi i popullsise duhet te behet nje here ne dhjete vjet ne formularet e rinj nuk mungon as pyetja se cili ka qene vendbanimi juaj i zakonshem me 1 prill 2001.

Regjistrimi i popullsise

Procesi i regjistrimit te popullsise do te nise zyrtarisht ne prill 2011 por nderkohe Instituti i Statistikave eshte duke kryer nje regjistrim pilot. Qellimi i ketij regjistrimi eshte te kontrolloje strukturen organizative planifikimin logjistik punen me harta ne terren metodologjine pyetesoret qartesine e manualit te anketuesit trajnimin si dhe nderveprimin midis te gjitha kapaciteteve te planifikuara per tu angazhuar ne REPOB-AL 2011.

Informacioni i mbledhur gjate regjistrimit pilot do te sherbeje si prove per te testuar programin informatik te hedhjes se te dhenave kontrollin dhe perpunimin e tyre. Instituti i Statistikave ne regjistrimin pilot ne ruajtje te konfidencialitetit ka sqaruar se informacioni qe do te mblidhet do te perdoret vetem per qellime statistikore. Sipas INSTAT-it keto te dhena jane konfidenciale dhe objekt i nje ruajtje te vecante gjate gjithe proceseve te regjistrimit pilot si mbledhja kontrolli perpunimi dhe analiza e rezultateve ne perputhje me ligjin e statistikes dhe ate te regjistrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›