E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet ne Kuvend marreveshja Shqiperi-Serbi

Rikthehet ne Kuvend marreveshja mes Shqiperise dhe Serbise per luften kunder terrorizmit. Marreveshja per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar do te diskutohet te marten ne Komisionin e Ligjeve ku pritet te kete edhe nje tjeter perplasje mes te majteve dhe te djathteve per konfidencialitetin e informacionit te klasifikuar.

Ajo qe ndodhi ne Komisionin e Sigurise ne fund te muajit shtator pritet te riperseritet serish edhe ne Komisionin e Ligjeve. Socialistet dhe demokratet hodhen akuza te ndersjella ne Komisionin e Sigurise se zyrtare te larte shqiptare kane vene ne dispozicion te Serbise informacione te klasifikuara te Komitetit Ushtarak te NATO-s.

Socialistet hedhin dyshime dhe akuza ndersa demokratet theksojne se cdo dyshim ka nevoje per verifikim. Komisioni i Sigurise ka shtyre per nje kohe te pacaktuar ratifikimin e marreveshjes ndermjet Shqiperise dhe Serbise per bashkepunimin ne luften kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit.

Shkak jane bere nenet 2 3 dhe 4 te paktit qe parashikojne ne vija te pergjithshme shkembimin e informacioneve te ndersjella mes dy qeverive. Deputetet e opozites kane pretenduar se ne zbatim te ketyre neneve Beogradit zyrtar mund ti jepen informacione te klasifikuara te NATO-s. Por Komisioni i Ligjeve ka percaktuar ne daten 26 tetor mbledhjen e radhes per shqyrtimin e kesaj marreveshjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›