Pack e Fajon: Nuk është vonë për të votuar ligjet bazë për statusin
08/09/2011 Europarlamentarët shprehen optimistë për raportin e tetorit, pas futjes në Kuvend të opozitës
Vendimi i opozitës shqiptare për t’u rikthyer dhe marrë pjesë tërësisht në punimet e Kuvendit për të votuar ligjet më të rëndësishme, që kërkojnë 3/5 e votave, është përshëndetur nga të gjitha grupimet politike në Parlamentin Europian, madje kjo gjë do të diskutohet edhe midis komisionerit Fyle dhe eurodeputetëve javën e ardhshme në Strasburg.
- ǒmendoni për kthimin e opozitës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë?
- Ata kanë qenë në Kuvend, por tani kanë premtuar që do të punojnë për integrimin europian të vendit. Ky është një lajm i mirë dhe shpresoj se ata do të mbajnë premtimin e dhënë. Integrimi i shërben interesit të qytetarëve shqiptarë, ndaj ne kemi thënë dhe vitin e shkuar që qeveria dhe opozita të punojnë seriozisht për këtë. Është për t’u përshëndetur dhe shpresoj që të ndodhë realisht.
- Por jemi vetëm një muaj para progresraportit. A nuk është pak vonë për të ndryshuar rrjedhën?
- Nuk është asnjëherë vonë. Nëse ata fillojnë të bashkëpunojnë tani, kjo tregon reflektim, dhe kjo është gjë e mirë. Nëse ata nuk do të fillonin tani, atëherë do të ishte një marrëzi, por ata nuk janë të marrë. Ata e kanë kuptuar se, nëse duan të mbështeten nga Bashkimi Europian dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet të kryejnë detyrën për të cilën janë zgjedhur nga votuesit shqiptarë. Për mua është një fillim i ri, ndoshta një epokë e re dhe të dyja palët duhet të fillojnë tani të zbatojnë axhendën europiane.
- Po nëse Shqipëria nuk e merr statusin e kandidatit?
- Edhe nëse Shqipëria nuk e merr statusin, të paktën të dyja palët po punojnë për këtë status. Kurdo që të fitohet statusi, kjo mund të bëhet vetëm nëse të dyja palët bashkëpunojnë për këtë qëllim. Nuk ka rëndësi se cili është në pushtet. Integrimi është në interesin e qytetarëve shqiptarë, dhe kjo duhet të merret në konsideratë nga të dyja palët. Por disa javë para shpalljes së progresraportit kjo mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, vetëm nëse qeveria dhe opozita rivendosin një dialog politik të frytshëm...
Tania Fajon
Opozita shqiptare është rikthyer në Kuvend për të marrë pjesë plotësisht në punimet e tij dhe për të votuar legjislacionin e nevojshëm për reformat evropiane, a ishte ky lajmi që prisnit?
- Fakti që opozita shqiptare është në parlament është një nga lajmet më të mira që kemi marrë nga Shqipëria gjatë muajve të fundit. Është një hap shumë pozitiv për rivendosjen e dialogut në parlamentin shqiptar. Të gjitha palët duhet të angazhohen për një dialog konstruktiv për të ardhmen e Shqipërisë. Është shumë e nevojshme që Shqipëria të vazhdojë përafrimin në Bashkimin Europian përmes një dialogu të shëndoshë dhe të vazhdueshëm. Ky është një hap shumë pozitiv. E mirëpres dhe është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë.
- Ne e dimë që mbeten shumë pak javë para shpalljes së progresraportit të Komisionit Europian. A mendoni se në rast të një bashkëpunimi të frytshëm midis palëve në Shqipëri rrjedha të ndryshojë?
- Në Parlamentin Europian ne diskutojmë vazhdimisht për të ardhmen e Ballkanit. Kur vjen puna te Shqipëria, ka pasur shumë shqetësime në të shkuarën. Shpresoj që dialogu në parlamentin shqiptar, vendi ku deputetët janë zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, do të ndihmojë për të përforcuar integrimin europian të Shqipërisë. Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të përqendrohen në strategjinë e integrimit dhe të zbatojnë 12 rekomandimet e Komisionit Europian. Besoj se do kemi lajme të mira para shpalljes së progresraportit. Kemi disa lajme të mira jo vetëm nga Shqipëria dhe shpresojmë që të hedhim një hap përpara drejt integrimit europian të këtyre vendeve.
- A ka shans që Këshilli i Ministrave të mund të rikonsiderojë qëndrimin për Shqipërinë, pasi ekziston mundësia që, nëse Komisioni konstaton progres të konsiderueshëm, kjo mund të ketë efekt?
- Do të ishte një spekulim, nëse nisemi të parashikojmë se cili do të jetë progresraporti i Komisionit Europian. Kjo është detyra e Komisiont Europian. Parlamenti Europian monitoron dhe ndihmon politikanët në Shqipëri. Nëse Shqipëria tregon pjekuri me dialogun politik, mund të ketë lajme pozitive, por kjo është përgjegjësia e politikanëve dhe duhet të presim frytet.
Kreu i delegacionit për Ballkanin përshëndet vendimin e socialistëve
Kukan, BE: Gjeni konsensusin për axhendën evropiane
Kreu i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, e cilësoi vendimin e socialistëve për të rinisur aktivitetin parlamentar në Kuvend si një hap pozitiv drejt normalizimit të dialogut politik në vend dhe shpreson se Kuvendi do të bëhet forumi kryesor për rinisjen dhe stimulimin e dialogut të nevojshëm nga të gjitha forcat politike. Sipas Kukan, bashkëpunimi për miratimin e legjislacionit të kërkuar për integrimin europian të vendit dhe zbatimi i 12 prioriteteve kyçe që përcaktoi Komisioni për Shqipërinë, përfshirë këtu dhe një reformë zgjedhore efikase për të ardhmen, janë detyrat kryesore ku duhet të fokusohen partitë politike. Kukan përsërit se përparimi i vendit drejt Bashkimit Europian është në duart e udhëheqësve politikë shqiptarë, të cilët duhet të gjejnë një konsensus të qartë për axhendën europiane.