Regjistrohen 2 kandidate te tjere ne garen per kreun e PD-se
Aleksandër Biberaj mbërriti gjithashtu sot në Partinë Demokratike për të dorëzuar dosjen e kandidimit, por nuk u pranua nga administrate e selisë blu. Biberaj themeloi një parti tjetër, frymën e re demokratike, ndaj i është thënë se nuk është më anëtar i PD. Për gazetarët Biberaj tha se kapitullin e tij me FRD e ka mbyllur dhe se nuk ka hequr asnjëherë dorë nga anëtarësia në PD. Kandidimin e tyre e kanë dorëzuar Bujar Nallbani, atentator për rrëzimin e bustit të Stalinit dhe Fatmir Merkoçi, për rrëzimin e bustit të Enverit. Nallbani tha se ndryshe nga Biberaj, natën e dorëheqjes së Berishës ai ishte në sheshin e selisë së PD-së, duke ndarë me të gjithë demokratët humbjen e partisë së tyre.