E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta pret ambasadorin kinez: Do vijojmë marrëdhëniet politiko-ekonomike

IMG_9549Tiranë- Kreu i Lëvizies Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, YE Hao. Ky i fundit e ka uruar Metën për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa ka thënë se do të vijojë bashkëpunimi politik dhe ekonomik mes dy shteteve.

Ndërsa Meta ka vlerësuar modelin e reformave ekonomike të ndërmarra nga Kina, duke thënë se Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me Kinën, si një vend mik dhe shumë i fuqishëm për tu mbështetur në të ardhmen.

Në përfundim ata ndanë bindjen se me krijimin e qeverisë së re, duhet të fillojë menjëherë puna për vendosjen e objektivave konkrete të përbashkëta në planin e bashkëpunimit ekonomik për 4 vitet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›