Gara për kreun e PD-së, Lulzim Basha flet si kryetar nga podiumi i Berishës
Tiranë- Emri më i përfolur në rradhët e demokratëve për të qenë pasardhësi i Sali Berishës në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, kryetar aktual i Bashkisë Tiranë, shpalli rreth orës 13:30 futjen e tij në garë.
Basha mbajti një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, jo nga foltorja e zëdhënës se partisë nga e cila shpalli kandidaturen Sokol Olldashi, por nga e njëjta foltore nga ku dha dorëheqjen Sali Berisha pas humbjes së zgjedhjeve më 23 qershor.
Qëllimi i parë i garës është të dalim më të vendosur dhe më të bashkuar. Të angazhohemi që kjo garë të jetë një garë e asaj që në demokratët dinë të bëjmë më shumë se çdo gjë tjetërNegativizmi nuk ka vend në këtë garë..sepse sështë qëllim në vetvete, por ringritja e PD-së dhe fitorja e ardhshme,-tha Basha në konferencën për shtyp në PD.
Basha tha se i garanton qytetarët e Tiranës se përkushtimi i tij për çdo punë nuk do të mungojë për asnjë çast.
Ditët e reflektimit të thellë për në demokratët e mbarë vendin. Kam parë humbjen në sytë e duart e qindra mbështetësve tanë të palodhur, kam parëtrishtim, por edhe zemërimpër një humbje që se përfytyronte njeri vetëm pak ditë më parë. Kam lexuar në sytë tuaj dëshirën për ringritje e për tu përballur me sfidat që na presinPlot shpresë e besim për një fillim të ri drejt rrugës për rikthim si mazhorancëTani është momenti që çdo anëtar i saj të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij maksimal për këtë kotribut të riReflektim të gjatë e mesazhe të militantëve e pas bisedës me zotin Berisha jam sot për tju komunikuar vendimet më të vështira e kthjellta për të kandiduar për kreun e PS-së,-tha Basha.
Basha e cilësoi PD-në, partinë që udhëhoqi Shqipërinë e re dhe Sali Berishën si ndërgjegjën e saj.
Partia që ka udhëhequr Shqipërinë e reAskush se zëvendëson dot Sali Berishën, ai është lideri ynë historik dhe burim i pashtershëm energjie. Ai është vetë ndërgjegjia e PD-së,-tha Basha.
Duke prezantuar disa nga pikat e platformës së tij, Basha tha se misioni i Shqipërisë evropiane sduhet të ndalojë.
Sfidat janë të mëdha. Kemi treguar se kemi qëndruar e sjemi tjetërsuar as në vitet më të errëtaNë fillimin tonë të ri do të jetë ndjeshmëria për zëirn tuaj për ta respektuar e kthyer atë në moto të veprimit tonë politikSistem të qartë etransparent për kontributet e çdo anëtari,-tha ai.
Basha tha se për ti çuar këto qëllime përpara do të mbështetet tek vizoni i paraardhësve si Azem Hajdari, e tek lidershipi i Sali Berishës. PD-ja është partia e interesit kombëtar dhe vokacioneve evropiane të shqiptarëve,-tha ai.
Zoti Basha shihet si krahu i djathtë e Sali Berishës. Para Bashës kanë dorëzuar sot kërkesat për kandidim Sokol Olldashi dhe Aleksandër Biberaj. Këtij të fundit kërkesa ju refuzua nga administrata e selisë blu.
Gazeta IDEA po publikon të plotë fjalimin e zotit Lulzim Basha
Te dashur anetare dhe militante te Partise Demokratike,
Zonja dhe zoterinj, mbeshtetes, simpatizante dhe votues te Partise Demokratike,
Nje jave me pare nga kjo foltore Kryetari i Partise Demokratike, kryeministri Sali Berisha ju drejtua demokrateve dhe mbare qytetareve shqiptare me nje mesazh te cilin jam i bindur qe ju ashtu si une kemi uruar me gjithe shpirt te kish qenë tjetër.
Keto kane qene dite reflektimi te thelle per ne demokratet dhe gjithe mbeshtetesit tane anembane vendit. Kam pare dhe prekur hidherimin per humbjen ne syte dhe duart e qindra mbeshtetesve tane te palodhur. Kam degjuar dhe ndjere tronditje, zhgenjim dhe madje edhe zemerim per nje rezultat te cilin askush prej nesh nuk e perfytyronte vetem pak dite me pare.
Por kam ndjere po keshtu ne shtrengimin e cdo dore vendosmerine per tu ringritur,kamlexuar ne syte tuajforcenper tu perballur me sfidat qe na presin, dhe kam degjuar nga zemrat tuaja thirrjet per te nisur te gjithe se bashku, plot shprese, besim dhe energji, nje fillim te ri ne rrugen drejt rikthimit si mazhorance!
Sot familja e madhe e demokrateve duhet te jete me e bashkuar se kurre. Tani eshte momenti qe cdo anetar i saj, cdo demokrat dhe demokrate te jete i gatshem te jape kontributin e vet maksimal per kete Fillim te Ri.
Pas nje reflektimi te gjate, pas mijera mesazheve te anetareve dhe militanteve te Partise Demokratike dhe pas nje bisede me kryeministrin Berisha jam sot para jush per tju komunikuar nje nga vendimet me te veshtira dhe te kthjelleta te jetes time. Vendimin per te kandiduar per kryetar te Partise Demokratike.
Jam thellësisht i vetëdijshëm se sa përgjegjësi e madhe është të kandidosh për kreun e një partie që ka lindur nga lëvizja historike e dhjetorit 1990, të një partie që ka ndryshuar historinë e Shqipërisë së re, qëështë udhëhequr nga Sali Berisha, që ka patur në krye të saj që prej fillimit elitën e mendjes, shpirtit dhe kurajos për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe demokratike, me gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, me gjithë popullin shqiptar.
Askush nuk e zëvendëson dot Sali Berishen, ai eshte lideri yne historik,dhe burim i pashtershem force, energjie dhe krenarie per cdo demokrat. Ai eshte me shume se nje simbol, vete ndergjegja e Partise Demokratike. Por misioni i lirise dhe Shqiperise se zhvilluar europiane nuk duhet te ndaloje per asnje moment.
Detyra qe na pret nuk eshte e lehte, sfidat jane te medha. Por gjate gjithe rruges tone 23 vjecare ne kemi treguar se kemi qendruar dhe nuk jemi tjetersuar as ne ditet me te erreta, kemi shpresuar dhe besuar, dhe nuk jemi terhequr, kemi fituar dhe kemi arritur ti kthejme endrrat e shqiptareve ne projekte dhe projektet ne vepra.
Ndaj sot, i vetëdijshem per trashëgiminë tone te vyer, plot bindje në vlerat e te sotmes ju ftoj te ecim se bashku drejt projektit te se ardhmes tone, drejt fillimit te ri, projektit te ringritjes dhe fitores.
Ne projektin tonë të Fillimit të Ri Partia Demokratike duhet dhe do të mbështetet forttek ju anëtarët dhe militantët e saj te përkushtuar në vite. Burra dhe gra gjigantë në kontribute dhe sakrifica, modestë dhe të heshtur në kërkesa dhe përfitime. Për mua, në pikënisje dhe themel të Fillimit tonë të ri duhet dhe do të jetë ndjeshmëria absolute për zërin tuaj dhe përgjegjshmëria e lartë për ta dëgjuar, respektuar dhe kthyer atë në moto të veprimit tonë politik.
Partia Demokratike duhet dhe në pikëpamjen time do të ndërtojë nje sistem të qartë dhe transparent të meritës dhe kreditimit për kontributet e cdo anëtari. Kësaj duhet ti paraprije një analize e drejtë, e vërtetëdhe mepërgjegjësi, para dhe pas cdo procesi zgjedhor.
Kjo kërkon evidentimin e plotë tëgjithë potencialit tonë njerëzor, të të gjithë kontributit historik të anëtarësisë tonë në vite, dhe angazhimin pa asnjë hezitim, pa asnje pengesëte ketij potenciali i cili i vënë në punë me eficensë, përbën një forcë të pathyeshme njerëzore sic demonstrojne edhe fushatat tona fituese.
Dhe në përpjekjen time për ta drejtuar këtë fillim të ri unë do të mbeshtetem forttek vizioni, kurajo dhe qëndresa e themeluesve, e Azem Hajdarit, dhe qëndrestarëve të tjerë. Do të mbështetem tek përvoja e cmuar e dhjetëra drejtuesve te Partisë Demokratike sot, dhe ndër vite. Do të mbeshtetem tek lidershipi historik i Sali Berishes qëështë një pasuri e pacmueshme për Partinë Demokratike dhe projektin tonë të Fillimit të Ri.
Partia Demokratike lindi si bartëse e aspiratave të cdo shqiptari për liri, demokraci dhe zhvillim. Lidhja e saj me qytetarët shqiptarë eshte nje lidhje ndërsjelltasi e pagëzuar nga besimiiqytetarëve dhe premtimet e mbajtuara të saj. Unë besoj fortdhe do të punoj që Partia Demokratike te vazhdojë tëjetëPartia e zërit te qytetarëve shqiptarë, përfaqësuesja më e denjë e interesave të tyre.
Në vizionin tim një vend të posacëm duhet të ketë zëri i atyre që u përballën dhe sakrifikuan në vite për të ruajtur të paprekur idealin e lirisë,