E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: 28 qershori, dita per te vendosur

Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, gjate fjales se tij ne mitingun e socialisteve deklaroi se ishin aty per t'u nisur drejt Evropes dhe ata qe na penguan per 18 vjet dhe s'mund te na e ndalojne dot kete, pas dates 28 qershor. Ai e lidhi kete takim, me takimin perpara 18 vjetesh ashtu si shume studente ku ai kishte qene aty duke kerkuar renien e komunizmit. "Perpara 18 vitesh edhe une si gjithe shqiptaret mendova se Evropa ishte shume afer. Edhe une besova se mund te ktheheshim ne Evrope, duke ndryshuar Shqiperine", solli ne vemendje Blushi. Sipas tij, sot ne jemi evropian, por akoma nuk jemi ne Evrope. Ai tha se eshte e dhimbshme sot per te, per te gjithe te rinjte e asaj kohe, qe pranojne se pas 18 vitesh, Shqiperia nuk eshte ende pjese e Evropes. "Sot eshte dita per te marre nje vendim, per ta kthyer misionin tone. Ka gjithmone nje dite, qe nuk mund te kthehesh pas dhe kjo dite per Shqiperine eshte 28 qershori", perfundoi fjalen e tij, zyrtari i larte i Partise Socialiste, Ben Blushi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›