Regjistrohen 38 parti në KQZ

Në Zyrën për regjistrimin e partive politike në KQZ, deri tash kanë aplikuar 38 subjekte politike. Udhëheqësja e kësaj zyre, Miradije Mavriqi ka thënë se afati i fundit për aplikim është deri të mërkurën në mesnatë. Në mesin e aplikacioneve, sipas Mavriqit, ka edhe nga komuniteti serb, kryesisht nga komunat Kllokot, Graçanicë e Novobërd, por jo edhe nga pjesa veriore e Kosovës. Kjo u bë e ditur në një mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton KTV.
Subjektet politike në shumë komuna ende nuk kanë vendosur për kandidatët me të cilët do të garojnë. Por, kjo nuk i pengon ato që të aplikojnë për certifikim, deri në afatin e fundit ligjor. /Indeksonline/