E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Agimi i Artë” edhe në Kakavijë: Do luftojmë për Vorio Epirin

“Agimi i Artë” edhe në Kakavijë: Do luftojmë për Vorio Epirin“Agimi i Artë” ka zhvilluar dje në mesditë një protestë edhe në pikën kufitare të Kakavijës.

Protesta udhëhiqej nga deputeti Kristos Papas ndërsa pjesëmarrësit, mes të cilëve edhe shqiptari nga Lukova, Roberto Haidi, mbanin në duar flamuj grekë, flamuj me stemën e Vorioepirit dhe flamuj nazistë.

Arsyeja për protestën, sipas njoftimit të “Agimit të Artë” ishin ngjarjet e fundit në Përmet, ajo që ata e quajnë “vala e terrorizmit të policisë shqiptare” në Himarë, gjatë ceremonisë përkujtimore të Aristotel Gumës, si dhe për të treguar se nuk harrojnë çështjen e Vorioepirit, transmeton BalkanWeb.

Protesta zgjati për rreth një orë, gjatë së cilës lëvizja e qytetarëve dhe mjeteve u bllokua.

Në të u dëgjuan slogane në mbështetje të çështjes së Epirit të Veriut, si: "Atje, atje në Përmet do të ngrejmë flamurin grek", ose “Vorio Epiri është Greqi, do të kthehemi sërish ta çlirojmë këtë tokë”.

Në fjalën e tij Kristos Papas tha: "Kemi ardhur sot këtu, në kufijtë artificialë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në mënyrë që të demonstrojnë luftën tonë për çlirimin e Vorio Epirit. Shqipëria e ka frikë “Agimin e Artë”, sepse është e vetmja parti që ka qenë në programin e saj luftën për Vorioepirin”.

kristos papas proteste

Duke vijuar ai tha se “Qeveria greke iu jep aleatëve të NATO-s bazat në Suda dhe Kalamata pa asnjë shkëmbim. Në fakt ajo duhet të kërkojë ndërkombëtarisht zbatimin e Protokollit të Korfuzit për Autonominë e Vorioepirit dhe ky do të jetë hapi i parë për ηlirimin e kësaj toke greke”.

Në fund Papas i ftoi të pranishmit të kthehen me shikim nga Epiri i Veriut: “Të këndojmë himnin tonë kombëtar me zë të lartë që të na dëgjojnë vëllezërit tanë në Sarandë, Himarë dhe Përmet", u shpreh ai.

Me himnin kombëtar dhe parullat nacionaliste ka përfunduar protesta e "Agimit të Artë" në Kakavijë. Për zhvillimin e kësaj proteste në kufirin shqiptaro-grek në Kakavijë, nuk pati njoftim nga policia shqiptare. Ndërkohë një protestë e ngjashme u zhvillua dje në mesditë edhe në pikën kufitare të Kapshticës, në brendësi të tokës greke.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›