Lisen Bashkurti reagon pas qëndrimit të AK: Kam qenë për zgjidhje më të mirë
TIRANË - Sekretari për çështjet ndërkombëtare në Aleancën Kuq e Zi, Lisen Bashkurti ka reaguar pas vendimit të AK për të dalë e vetme në zgjedhje. Bashkurti ka deklaruar se ka qenë për një zgjidhje më të mirë, por pas vendimit do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës Kuq e Zi.
‘Vendimi i marrë nga AK ka pasur debate. Unë kam qenë për një zgjidhje më të mirë, por megjithatë pas vendimit do të vazhdojë të përkrahë Spahiun dhe do të jem pjesë e paluajtshme e Aleancës Kuq e Zi. Dëshirojmë të kontribuojmë në frontin opozitar dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e pa luajtshme e saj’, deklaroi Bashkurti në një lidhje telefonike në emisionin ‘Natë me Xhaxhiun’,
Lisen Bashkurti ka shtuar se opozita duhet ti përmbajë deklaratat për sa i përket vendimit të Aleancës Kuq e Zi.
(ar.ku/BalkanWeb)