E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrohet viktima e parë nga zjarret në Greqi

Zjarrfikësit kanë gjetur të djegur një person rreth moshës 75-vjeçare, në zonën e Lakonias. Zjarrfikësit kanë filluar që dje përpjekjet për shuarjen e zjarreve që kanë shpërthyer në këtë zonë.

Ndërkohë, flakët e zjarrit vazhdojnë të përhapen edhe në Korfuz. Mësohet se gjashtë vatra të reja zjarri shpërthyen në këtë zonë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar mbi 20 zjarrfikës me gjashtë automjete dhe dy aeroplanë, të cilët punojnë 24 orë për vënien nën kontroll të zjarreve që po kërcënojnë edhe zonat e banuara.

Shërbimet meteorologjike paralajmërojnë ngritje të mëtejshme të temperaturave në vend dhe zjarrfikësit janë në gatishmëri për vënien nën kontroll të zjarreve dhe shuarjen e tyre. /Start/

                                                                                             2011-07-15 11:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›