E Diel, 1 Nëntor 2026

Klasifikimi zyrtar i MASH-it, “Epoka” në grupin e më të mirëve

Nga klasifikimi i parë zyrtar që bën MASH-i, Universiteti “Epoka” është renditur në grupin e universiteteve më të mira.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës i ka ndarë në tre grupe 33 universitetet (26 privatë), që marrin pjesë në klasifikim: grupi i më të mirëve, mesatarëve dhe i të dobëtëve.

Duke marrë parasysh indikatorët e kualifikimit të stafit akademik, orientimin ndërkombëtar të universitetit, orët mësimore të zhvilluara dhe cilësinë e kërkimit shkencor, Fakulteti i Shkencave Ekonomike-Administrative të Universitetit “Epoka” u klasifikua në grupin e më të mirëve.

Universiteti “Epoka” është hapur në vitin 2007, si vazhdim i “Kolegjeve Turke” në vendin tonë. Këtë vit “Epoka” diplomoi 70 studentët e parë në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, si dhe atij të Arkitekturës dhe Inxhinierisë. /Start/

                                                                                             2011-07-15 14:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›