E Diel, 1 Nëntor 2026

Denohen ne Tunizi tre aktivistet e levizjes Femen

Do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg dhe për katër muaj të tjerë tre aktivistet e lëvizjes Femen. Ky ka qenë dhe vendimi i gjykatës së lartë në Tunizi që i ka shpallur fajtore për të tre akuzar. Procesi gjyqësor ka shkaktuar polemika por dhe protesta në vende të mdryshme të botës. Për të ndaluar dënimin e tyre nuk ka mjaftuar as ndërhyrja e presidentit frances fransua Hollond dhe e kancelares gjermane Angela Merkel. Tre aktivistet, dy franceze dhe një gjermane u arrestuan teksa protestonin toples para pallatit të drejtësisë në Tunizi kundër arrestimit të Aminës një tjetër aktiviste e kësaj lëvizjeje. Kjo e fundit është arrestuar pasi kishte shkruar Femen në varrezat muslimane dhe rerzikon dy vjet burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›