Rehabilitohet shpati i kalasë së Gjirokastrës
GJIROKASTËR- Në prag të sezonit turistik, nis rehabilitimi i shpatit të kalasë së Gjirokastrës. Rindërtimi i shëtitores në pjesën muzeale ka çelur dhe punimet për të siguruar një ambient të përshtatshëm historik për vizitorët. Prej vitesh shëtitorja ka qënë e mbuluar nga mbeturinat dhe punimet mbi të rikthejnë pamjen e mëparshme.
Ndërkohë po në këtë pjesë gjendet edhe një prej monumenteve të gdhendur të figurës së Skënderbeut, e cila do të ndriçohet për të ekspozuar atë. Nënkryetari i Bashkisë, Vangjel Muco bën të ditur se ky investim vjen në prag të sezonit turistik ku janë ndërmarrë njëherazi edhe pastrimet dhe gjelbërimet e kësaj zone.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)