Kapen në autobusin Sarandë-Tiranë 6 afganë
21/02/2012 Ndalohet drejtuesi, dyshime se do të kalonin në Itali
VLORE- Policia e Vlorës arreston 6 afganë, dyshohet se do të kalonin ilegalisht drejt Italisë. Sipas burimeve të policisë së Vlorës, afganët janë ndaluar pasi po transpotoheshin me një autobus të linjës Sarandë- Tiranë. Menjëherë blutë e Vlorës kanë bërë ndalimin e tyre, si dhe të drejtuesit të mjetit, pasi dyshohet se shtetasit e huaj ishin futur në territorin shqiptar përmes Greqisë, pastaj do të kalonin drejt shtetit fqinj Itali. Po kështu është sekuestruar dhe autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, ndërsa pasagjerët e tjerë janë transportuar me një mjet tjetër drejt Tiranës. Burimet policore shprehen se ka dyshime që drejtuesi i mjetit është i përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore, prandaj po kryhen të gjithë hetimet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen. Drejtuesi është shprehur në komisariat se 6 shtetasit afganë i kishte marrë si pasagjerë në territorin shqiptar dhe se nuk kishte dijeni për qëllimin e tyre për të kaluar më pas drejt Italisë.