E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra, tjetër incident, plagos një grua në dorë

ITALI- Ndërsa ka tentuar të largohet me shpejtësi për t’i shpëtuar një gazetareje, Zllatan Ibrahimoviç ka shkaktuar incidentin e radhës.

Sulmuesi suedez e nisi makinën tij Audi A3 me shpejtësi për të ikur nga një gazetare, ndërsa në dalje të qendrës sportive të Milanelos, një tjetër gazetare i zgjati mikrofonin.

Por, ai nuk ndaloi dhe vazhdoi drejt me shpejtësi, ndërsa pasqyra e plagosi gruan në dorë. Suedezi gjithsesi nuk qëndroi, ndërkohë që gruaja la të kuptohet se do ta denonconte.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›