Rehn: BE, mbeshtetje Shqiperise
Oli Rehn nuk ka munguar te vleresoje Shqiperine, pikerisht ne diten e hyrjes ne fuqi te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me BE, duke paralajmeruar se kerkesat ndaj saj do te jene gjithnje e ne rritje. "Mirepres hyrjen ne fuqi te MSA-se me Bashkimin Evropian", ka deklaruar dje Komisioneri Evropian per Zgjerimin, Olli Rehn duke e cilesuar kete marreveshje si fillimin e nje ere te re, gjate se ciles do te rriten detyrimet dhe pritshmerite per Shqiperine. Rehn thekson se Unioni Evropian do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine ne rrugen e integrimit, duke konsideruar marreveshjet e Stabilizim Asociimit, si perberes kyc te ketij procesi. Komisioneri Evropian per Zgjerim, tha se hyrja ne fuqi e MSA-se shenon fillimin e nje ere te re per Shqiperine, gjate te ciles rriten edhe detyrimet nderkombetare te vendit tone, detyrime te cilat per te do te jene me te larta se me pare. "MSA-ja mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian paraqet nje marredhenie kontraktuale me te drejta dhe detyrime te ndersjella", vijon me tej deklarata e Komisionerit evropian, i cili thekson se kjo marreveshje duhet te perqendrohet ne respektimin e parimeve kyce te demokracise dhe elementeve thelbesore te tregut te perbashket te BE-se. "Zona e tregtise se lire me BE-ne dhe aplikimi i standardeve te BE-se ne fushen e konkurrences, rregullave te ndihmes shteterore apo prones intelektuale, se bashku me reformat e hartuara drejt pervetesimit te standardeve evropiane ne fusha te tjera do t'i japin Shqiperise mundesine t'i afrohet BE-se", thuhet mes te tjerash ne deklaraten e Oli Rehn. Njeheresh, Komisioneri i BE-se nenvizon se Unioni Evropian do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine ne rrugen e integrimit, duke konsideruar marreveshjet e Stabilizim Asociimit , si perberes kyc te ketij procesi. "Ne mbeshtetje te reformave te duhura, BE-ja ve ne dispozicion Ndihmen e para-Anetaresimit per Ballkanin Perendimor dhe Turqine e cila do e kaloje shumen prej 6.8 miliarde euro per periudhen 2009 - 2012. Konferenca e datave 2 dhe 3 prill do te perqendrohet ne permiresimin e efektivitetit dhe ndikimit te kesaj ndihme nepermjet bashkerendimit te donatoreve" deklaroi Komisionari evropian. Pavaresisht se gjithnje ka qene kritikues ndaj vendeve, aspirante per integrimin ne BE, Oli Rehn gjithnje eshte shprehur ne favor te zgjerimit te BE me vendet e Ballkanit Perendimor, duke qene njeheresh kritik por dhe avokat i ketyre vendeve. Nderkohe qe vetem dy dite me pare Oli Rehn eshte shprehur se mund te filloje regjimi i liberalizimit te vizave me disa nga vendet e Ballkanit Perendimore, brenda ketij gjashte mujori, nderkohe qe deri ne fund te vitit mund te liberalizohen vizat, duke kerkuar njeheresh dhe realizimin e kushteve te vena nga BE per keto vende, qe kane te bejne me regjimin e kufijve dhe dokumentet biometrike te identifikimit. A.G