Ristani: KQZ ndjehet i braktisur
Rozeta Rapushi
Partite politike, po vene ne rrezik zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, i beri apel dje jo vetem krereve politike, por dhe faktorit nderkombetar qe KQZ, te mos lihet e vetme ne realizimin e procesit elektoral. "U bej apel partive politike por dhe nderkombetareve, se KQZ po braktiset dhe po lihet e vetme, ne rrugen drejt realizimit te zgjedhjeve te lira. Por te respektojne e mos shkelin ligjin", u shpreh Ristani. Reagimi i ashper i kryetarit, erdhi pas deshtimit te ngritjes se Komisioneve Zonale te Administrates Zgjedhore, diten e djeshme. Komisionet, nuk u ngriten per shkak se Partia Socialiste, vonoi ne dorezimin e anetareve te saj, ne shkalle vendi. Nga ana tjeter, Ristani publikisht i beri te ditur selise roze se ka shkelur ligjin, Kodin Zgjedhor dhe nuk dorezoi ne KQZ 30% te emrave, te anetareve femra. "Keni shkelur hapur Kodin Zgjedhor, por ne kushtet ku jemi, e kemi te pamundur te mos vazhdojme, se jemi shume mbrapa me kohen", kritikoi serish Ristani. "Tolerimi" i kreut te KQZ-se, shkaktoi pakenaqesi tek perfaqesuesi i PD-se, ne kete komision, Njazi Kosovrasti. Sipas tij, KQZ nuk duhet te beje thirrje, e t'u lutet partive te sjellin komisioneret, por te marre masa ne baze te ligjit. "Ju kujtoj zoti Ristani se dhe ju, pergjigjeni perballe ligjit dhe keni detyrime te merrni masat ligjore, ndaj ketyre partive qe shkaktojne probleme, jo te beni vetem thirrje", reagoi Kosovrasti. I vetmi justifikim qe erdhi nga perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ, Genci Gjoncaj, ishte se selia roze e mori shume vone kerkesen per shperndarjen e anetareve te KZAZ-ve dhe nuk kishte kohe. Per sa i perket, perfaqesimit te anetareve femra ne masen 30% ne keto komisione, Gjoncaj u shpreh se eshte nje ceshtje teknike, qe PS do e rregulloje. "Perqindja e anetareve femra ne komisione, eshte nje ceshtje teknike, qe ne mund ta rregullojme, nese na jepni pak kohe te bejme ndryshimet e nevojshme", u shpreh Gjoncaj. Por per KQZ-ne, koha eshte teper e kufizuar dhe ndryshimet e vazhdueshme rrezikojne te krijojne probleme te tjera. Ne baze te Kodit Zgjedhor, partite politike duhet t'i kishin dorezuar emrat e komisionereve per KZAZ, qe ne 13 mars. Ne nje kohe, kur dorezimi i tyre realisht, perfundoi nga PS ne 28 mars.