"Vizat, liberalizimi varet nga ecuria e reformave"
Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit te Bashkimit Evropian, Leigh deklaroi ne Tirane se liberalizimi i vizave varet nga ecuria e reformave. Gjate nje takimi me kryeministrin Berisha, Leigh theksoi se pavaresia e gjyqesorit dhe siguria e dokumenteve, jane thelbesore per zgjedhjet. Berisha kerkoi qe Keshilli i Evropes te dergoje nje numer te madh vezhguesish per zgjedhjet. Leigh konsideron si thelbesore, ceshtjen e pavaresise se gjyqesorit dhe sigurine e dokumenteve te domosdoshme per zgjedhje sipas standardeve. Nderkaq Leigh ka pergezuar Berishen per hyrjen ne fuqi te MSA-se me BE, te cilen e konsideroi si hapin e fundit kontraktual. "Pas MSA-se, mund te hidhen hapat e tjere drejt integrimit" deklaroi Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit te BE. Nderkohe kryeministri Berisha, ka siguruar Leigh per zgjedhje te lira e demokratike duke kerkuar nga Keshilli i Evropes, dergimin e nje numri te madh vezhguesish, ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Nder te tjera, kreu i qeverise ka deklaruar se Shqiperia do te ndjeke te gjitha procedurat e nevojshme per permbushjen e procesit te aplikimit, si vend kandidat ne BE. Nderkohe qe ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Berisha u shpreh se me hyrjen ne fuqi te MSA-se, mes Shqiperise dhe BE-se fillon nje ere e re."MSA, e votebesuar si rezultat i reformave serioze te ndermarra nga qeveria shqiptare dhe Shqiperia ne teresi, gjate ketyre dy viteve, u ratifikua nga 27 qeverite dhe parlamentet e vendeve anetare", tha Berisha.